Vërshime në Zelandën e Re

Si pasojë e vërshimeve janë evakuuar 2 mijë njerëz

Shpërthimi i mbrojtësit të liqenit në lumin Rangitaiki në Zelandën e Re ka sjellë deri te gjendja e jashtëzakonshme, në të cilën deri më tash janë evakuuar 2 mijë njerëz me ndihmën e gliserit dhe traktorëve.

Evakuimi i banorëve është në vazhdim, pasi që cikloni Debbie shkaktoi vërshime të papara në 500 vjetët e fundit, shkruan The Independent.

Prefekti i rajonit Whakatane, Tony Bonne ka deklaruar se në disa shtëpi niveli i ujit ka arritur deri në një metër lartësi.

“Disa njerëz janë të shokuar, natyrisht, por shumë pranojnë se kjo është pjesë e natyrës, e cila nuk mund të kontrollohet”, tha Bonne.

Meteorologu Andy Best, tha se në dy ditët e fundit kanë rënë 191 milimetra shi në qytetin Edgecumbe, ndërkohë që mot i lig pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme./21Media

Back to top button