Vërshimet e janarit, Rama takohet me Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve – flasin për procedurat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur sot një takim me Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve.
Rama ka thënë se takimi u fokusua në koordinimin institucional dhe zbatimin e procedurave ligjore për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, në ekonomitë familjare, bujqësi, biznese dhe infrastrukturë.
“Riafirmova përkushtimin e Kryeqytetit për mbështetjen e qytetarëve të prekur dhe për një proces të drejtë e transparent”, ka shkruar Rama.