Vërshimet në Gjakovë e Rahovec, Haradinaj kërkon intervenim emergjent nga shteti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vërshimeve në vend, duke kërkuar nga institucionet intervenim emergjent.
Ai ka thënë se është i shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet.
“Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore. Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka kërkuar intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?