Vesa Luma kujton momentin më stresues të dasmës

 

Këngëtarja e njohur dhe e dashur kosovare, Vesa Luma sot ka kujtuar një moment të veçantë nga dita e dasmës së saj. Bëhet fjalë për momentin kur kishte bërë “testin e kafes”,  të cilin ajo e konsideron si diçka stresuese.

Në videon e publikuar në Instagram shihet edhe nëna e Vesës që po e shikonte atë me gëzim.

“Kjo video ishte epike.. testi i kafes ne shtepi pak orë para marteses,stresi në fytyren time dhe lumturia në fytyren e nanes”, ka shkruar Vesa poshtë videos së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

Vesa në shatorin e vitit 2015 lidhjen e saj disa vjeçare me reperin e njohur nga Shqipëria Big Basta e kurorëzoi me martesë.

Çifti këtë ditë të rëndësishme e festuan së bashku me familjarët, dhe shoqërin e tyre, në një ceremoni që e kishin organizuar në Kalanë e Lëkurasit në Sarandë.

Dashuria e tyre është bekuar me një djalë  të cilin e pagëzuan me emrin Lian. Çifti tash e një kohë janë zhvendosur për të jetuar në Zelandë të re./21Media 

 

Back to top button