Vesa Luma për Armend Rexhepagiqin: Jemi me fat që jetojmë në të njëjtën kohë me të!

Këngëtari, Armend Rexhepagiqi u rikthye fuqishëm në skenë të shtunën mbrëma (19 korrik), duke mbajtur një koncert të jashtëzakonshëm në Prishtinë.
Kjo performancë shënoi promovimin e albumit të tij më të ri, “Dashni e Vjetër”, i cili doli para disa javësh dhe u prit me entuziazëm nga publiku.
Mes artdashësve të shumtë që ndoqën këtë ngjarje ishte edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila ndau emocionet dhe përshëndetjet e saj për artistin përmes një reagimi të ndjerë në rrjete sociale. Vesa e cilësoi Rexhepagiqin si një nga figurat më frymëzuese të muzikës shqiptare dhe kujtoi bashkëpunimet e shumta që ka pasur me të ndër vite.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
“Mbrëmë përjetuam një infuzion artistik me Armendin tonë, që u rikthye në skenë me gjithë fuqinë, ashtu siç i takon një artisti të kalibrit të tij!
Si fëmijë kam pasur fatin të marr pjesë në shumë projekte të Armendit dhe Aidës — festivale, këngë, klipe — dhe pikërisht aty mësova çfarë do të thotë të punosh me një profesionalizëm të rrallë.
Gjatë rrugëtimit tim si këngëtare kemi bashkëpunuar shumë dhe mund të them me bindje të plotë që procesi krijues me të është si një shkollë më vete. Në studio, gjatë regjistrimeve, e kupton menjëherë sa hapa përpara është ai krahasuar me çdo kompozitor tjetër shqiptar, edhe sot, teksa po shënojmë një kapitull të ri në karrierën e tij — dhe për të gjithë ata që ndoshta s’e besuan kurrë që mund të rikthehej me kaq pasion dhe të merrte po atë dashuri nga publiku si në fillimet e tij.
Mbrëmë, ndërsa publiku këndonte njëzëri edhe këngët e reja nga albumi, Armendi na dha shpresë se përpara na pret një periudhë më e ndritur për muzikën shqiptare.
Jam shumë e lumtur për Armend Rexhepagiqin, për orkestrën dhe për të gjithë ekipin që punoi për ta sjellë në jetë një mbrëmje muzikore që do ta mbajmë mend gjatë.
Urime mik, jemi me fat që jemi bashkëkohës të tu!” /21Media
View this post on Instagram