Vesa Luma përkujton babain në ditëlindjen e tij
Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma pesë vite më parë ia kishte kushtuar një këngë babait të saj, tashmë të ndjerë.
Artistja, sonte ka postuar po të njëjtën këngë në ”InstaStory”, ku me ç’rast ia ka uruar edhe ditëlindjen të atit.
Vesa ka treguar se po i mungon shumë babai.
”Na mungon shume bab, urime ditelindjen”, ka shkruar Vesa krahas videos së postuar.