Vesa për pjesëmarrjen në Këngën Magjike: Kam bërë një këngë për vend parë

Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica foli për pjesëmarrjen në edicionin e sivjetmë të fesitvalit “Kënga Magjike”.
Ajo në emisionin “In and Out” në RTV21 tregoi  se eksperiencat e më hershme që kishte në festivalet në Shqipëri e shtynë atë që të marrë pjesë në “Këngën Magjike”.
“Eksperiencat që kam pas në Shqipëri me festivalet atje janë shumë mirë të organizuara edhe ja vlen me marrë pjesë, sidomos nëse don me promovu një këngë që është fiks për festival e nuk mundesh me ia realizu klipin sepse nuk vlerësohet edhe aq është mënyra më e mirë me u vlerësu nga njerëzit e duhur”, tha Vesa duke pohuar se arsye tjetër ishte edhe adrenalinën që i shkakton interpretimi live në skenë.
Ajo tutje falënderoi bashkëpunëtorët e saj për këngën, Armend Regjepagjiqin dhe Aida Barakun për tesktin e natyrishit edhe vetën për interpretimin.
“Kjo është kënga që ma ka shpreh ma të mirën temën dhe sigurisht që krejt komentet kanë qenë pozitive , po vazhdojnë të jenë dhe po vazhdojnë të ma bëjën share këngën në rrjetet sociale, çka është shumë e rëndësishme për një këngëtar kur është pjesë e një kompeticioni sidomos një festival”, tha Smolica.
Ndërkohë, ajo pohoi se synon vendin e parë në festivalin “Kënga Magjike” , madje tha se qysh prej fillimit ka dashur të ketë një këngë gjigante.
“Se nëpër projekte muzikore, këto që janë më të thjeshta me videoklipe që i realizoj, nuk është se e jap maksimumin sepse janë më komerciale, ndërsa kjo ka qenë fiks këngë për festival dhe kam dashtë një këngë për vend të parë. Por vendi i parë është për mua kur kënga shpërndahet dhe pëlqehet nga masa e madhe në gjitha trevat shqiptare, kaq ka rëndësi për mu me u mësu teksti prej tjerëve edhe me shpërnda këngën sa ma shumë”, tha Smolica në intervistën e saj në emisionin “In and Out”./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Smolica (@smolicavesa)

Back to top button