Veseli: Ahmet Delia të dekorohet me titullin “Hero i Kosovës”

“Ne sot jemi të lirë falë sakrificave mbinjerëzore të së kaluarës”

Kryeparlamentari, Kadri Veseli në datën e rënies së trimit, Ahmet Delia i ka rekomanduar presidentit Thaçi ta dekorojë me titullin “Hero i Kosovës”. Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se ne sot jemi të lirë falë sakrificave mbinjerëzore të së kaluarës.

“Sot, në datën e rënies, përkujtojmë trimin legjendar të Prekazit, Ahmet Delinë. Rënia e tij epike në mbrojtje të popullatës civile të sulmuar nga njesitet ushtarake serbe, në memorien tonë kolektive mbeti shembull unik i sakrificës për atdheun. I rekomandoj Presidentit Thaçi që Ahmet Delinë ta dekoroj me titullin Hero i Kosovës. Ne sot jemi të lirë falë sakrificave mbinjerëzore të së kaluarës.”, ka shkruar Veseli.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar nesër në një takim Presidentin Thaçi, Kryeministrin Haradinaj, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, në mënyrë që të koordinohen bashkërisht për dialogun Kosovë-Serbi. Takimi është thirrur për në orën 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës./21Media

Back to top button