“Veseli e dorëzoi postin e kryeministrit nga frika”

Gazetari Adrian Çollaku ka thënë se Veseli është frikësuar nga humbja në zgjedhje

Çollaku në “Click” të RTV21 ka thënë se Kadri Veseli ia dorëzoi postin e kryeministrit, liderit të AAK-së, Ramush Hradinaj nga frika se do të humbte në zgjedhje, shkruan rtv21.tv

Çollaku po ashtu theksoi se Veseli ka menduar se AKR do të shkonte e vetme në zgjedhje ose me AAK dhe Nismën dhe se kështu Veseli e ka paraparë që partia e tij do të dilte e para.

“Mirëpo fakti që AKR ndërroj qëndrim dhe shkoj me LDK që ka qenë e befasishme e vendosi PDK para një akti të kryer ose ta dorëzoi postin e kryeministrit ose të pësoj humbje që për të do të ishte goditje dhe debakël”, tha Çollaku./21Media

Back to top button