Veseli fjalë miradie për “kryeministrin Haradinaj”

Ndër të tjera ai tha se Kosova duhet të shënoi rritje ekonomike

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe ai i AAK-së Ramush Haradinaj sot, bashkëbiseduan me të rinjët e një kolegji privat.

Me këtë rast kryetari i PDK-së Kadri Veseli e filloi fjalimin duke folur siç tha ai për gjera konkrete e duke mos i lodhur me politikë. Ai u shpreh i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i Kosovës. “Po i thomë kryeministr i ardhshëm, po Haradinaj do të jetë kryeministër pas 11 qershorit”, tha Veseli.

Kryetari i PDK-së tregoi se pse u bashkua me AAK-në. “Së bashku me kryeministrin e ardhshëm, ashtu siç ishim bashkë në kohën e lirisë do të jemi në paqe. Kemi bërë koalicion PDK-AAK veç të jemi të bashkuar, kemi vizion të çartë”, tha ai.

Ai foli edhe për zhvillimin ekonomik duke e cilësuar si sektor të shenjtë, pastaj fuqëzimin e gruas duke thënë se ato duhet të na përfaqësojnë, të jemi afër fermerëve. “Për këtë jemi bashkuar”, theksoi Veseli

“Të paktën 8 % duhet te ketë rritje të GDP-së, kjo mund të arrihet duke punuar, t’i ndihmojmë atyre që kanë ide kreative”, shtoi ai.

Ndërsa, Haradinaj tha se vendimi ynë e mundëson një fillim të ri duke e theksuar sigurinë në vend. Ai tha se fillimi i ri do t’i kryjë punët e Kosovës, shkruan rtv21.tv.
Haradinaj foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi duke thënë se kjo mund të zgjidhet me partnerët dhe se BE-ja nuk duhet ta favorizojë Beogradin./21Media

Back to top button