Veseli kërkon nga VV dhe LDK t’i marrin përgjegjësitë

“Këto parti duhet ti marrin përgjegjësitë që kanë premtuar”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se mos pjesëmarrja e PDK-së në takimin me Borrellin shpreh shqetësimin e thellë para tij lidhur me mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përkundër plotësimit të të gjitha kritereve të kërkuara dhe premtimeve të mos realizuara.

Shprehim shqetësimin tonë të thellë para Përfaqësuesit të Lartë të BE lidhur me mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përkundër plotësimit të të gjitha kritereve të kërkuara dhe premtimeve të mos realizuara”, ka thënë Veseli.

Veseli gjithashtu ka deklaruar se, PDK-ja kërkon nga Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të marrin përgjegjësit që kanë premtuar para qytetarëve dhe t’i përmbushin pritjet që projektuan këto dy parti”,

Ne ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e parë dhe partnerin e saj paraelektoral të mos e dëmtojnë nga brenda procesin e mirëbesimit politik dhe rendin kushtetues, dhe të mos e cenojë sovranitetin e vendit jashtë duke përfshirë në mënyrë të dëmshme partnerët ndërkombëtar. Këto parti duhet ti marrin përgjegjësitë që kanë premtuar para qytetarëve dhe t’i përmbushin pritjet që projektuan këto dy parti”, ka përfunduar Veseli. /21Media 

Back to top button