Veseli: Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuanë miqtë me gurë

Veseli ka premtuar 120 milionë euro buxhet për sektorin e bujqësisë

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha sot në Podujevë se ka ardhur koha për fitoren e Fillimit të Ri edhe në Llap. Veseli theksoi se pas 11 qershorit Kosovës do t’i hapet një përspektivë e re me zhvillim ekonomik.

Veseli premtoi dyfishimin e buxheti në bujqësi nga 60 sa është tani në 120 milionë euro. Ndërsa tha se nuk mund të ndërtohet e ardhmja pa respektuar pensionistët, të cilëve do t’iu rritet pensioni për 25 për qind ./21Media

Back to top button