Veseli: Kujtimi për Luanin është i gjallë dhe i fuqishëm në zemrat tona
Veseli tha se vepra dhe sakrifica e dëshmorëve është gurthemel i lirisë dhe i shtetit tonë të pavarur
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kujtuar 20 vjetorin e rënies, heroin Luan Haradinaj.Ai tha se vitet kalojnë, por kujtimi për Luanin dhe mijëra dëshmorë të lirisë është i gjallë dhe i fuqishëm në zemrat tona.
“Sot, në 20 vjetorin e rënies, nderojmë njërin nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroin Luan Haradinaj. Vitet kalojnë, por kujtimi për Luanin dhe mijëra dëshmorë të lirisë është i gjallë dhe i fuqishëm në zemrat tona. Vepra dhe sakrifica e tyre është gurthemel i lirisë dhe i shtetit tonë të pavarur, Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veseli në facebook./21Media