Veseli porositi për më shumë dashuri

Gjatë vizitës së tij në BIK

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e vizitës së tij në BIK, ka ftuat të gjithë qytetarët që ta duan më shumë njëri-tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ecë edhe vendi ynë përpara.

“Me fat Bajrami të gjithë besimtarëve myslimanë, të gjithë atyre që besojnë tek Zoti, tek mirësia, tek dashamirësia dhe tek afrimi me njëri-tjetrin. Kjo është një ditë e madhe, një ditë e veçantë, një ditë e përmendjes, mëshirës dhe bamirësisë. Kisha ftuar të gjithë qytetarët, ta ndihmoni njëri-tjetrin, të qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe dojeni më shumë njëri -tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ecë edhe vendi ynë përpara”, tha Veseli, duke shtuar se në këtë ditë duhet të kujtohen heronjtë e rënë në luftën për lirinë e Kosovës, si dhe të afërmit të cilët më nuk janë në mesin e familjeve të tyre”, tha ai.

Back to top button