Veseli premton zhvillim të hovshëm ekonomik në Viti

Veseli premtoi përkujdesje më të mirë për pensionistët

Në tubimin e mbajtur me qytetarë në Viti, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli premtoi investime të mëdha në hapjen e vendeve të punës dhe fuqizim të grave dhe rinisë.

Veseli theksoi se ky entuziazëm që po e sheh në Viti, është edhe në tërë Kosovën.

“Ky entuziazëm të cilin po e shohim sot në Viti, e ka përfshirë anekënd Kosovën tonë. Ky është entuziazëm i lirisë, entuziazëm i shpresës dhe nuk ka asgjë që e ndalon entuziazmin e Fillimit të Ri”, tha Veseli.

Më 11 qershor, deklaroi kryetari i PDK-së, do të jetë një nga fitoret më të fuqishme të koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Veseli para qytetarëve të Vitisë shpalosi edhe disa nga orientimet kryesore të programit të Fillimit të Ri.

“Orientimi jonë do të jetë nga ndërmarrësia, një ndërmarrësi e fuqishme, e cila është e aftë ta përballojë konkurrencën, që është e aftë të prodhojë të mira materiale dhe të integrojë djemtë dhe vajzat tona të reja në tregun e punës. Do të përkrahim ndërmarrësinë, do të përkrahim fermerët të cilët jetojnë me djersën e ballit të tyre”, shtoi Veseli.

Sipas tij, bujqësia do të jetë një prej angazhimeve kryesore të qeverisjes së ardhshme.

“Orientimi jonë do të jetë nga bujqësia, duke e dyfishuar buxhetin për bujqësi në Republikën e Kosovës. Orientimi ynë do të jetë nga fermerët në mënyrë që t’i fuqizojmë ata, sepse duke i fuqizuar ata, fuqizojmë ekonominë e Kosovës, fuqizojmë integrimin e të rinjve tanë”, tha Veseli.

Vitia dhe e gjithë Anamorava, Veseli tha se do të përfitojnë shumë investime nga qeveria e ardhshme, duke lënë në harresë trajtimin jodinjitoz që i është bërë në tri vjetët e fundit.

Veseli potencoi se në institucionet e Kosovës dhe në biznese duhet të ketë më shumë gra. Sipas tij, pa fuqizimin e tyre, nuk mund të ketë përparim të vendit.

Ai premtoi edhe një herë përkujdesje më të mirë për pensionistët.

Ndërsa duke folur për diasporën, Veseli tha se ajo duhet të lidhet më shumë me vendin, që të kthehen këtu dhe të investojnë./21Media

Back to top button