Veseli: Punësimi brengë e madhe edhe në Pejë

Kadri Veseli sot në Pejë ka ftuar ekspertët dhe bizneset të japin ide që të krijojnë vende të punës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka shkruar në Facebook se në turin e dëgjimit ka ftuar ekspertët dhe bizneset që të japin ide, si të krijojnë vende të reja pune në Pejë.

“Punësimi është brengë e madhe edhe në Pejë, andaj në turin e dëgjimit ftova ekspertët dhe bizneset që të japin ide si të krijojmë vende të reja pune. Ata potencuan nevojën për investime në sektorin e turizimit, i cili ka potencial të jashtëzakonshëm për të rritur punësimin në tërë rajonin e Dukagjinit”, ka shkruar Veseli.

Ndryshe, kryeparlamentari Veseli kohëve të fundit është duke e praktikuar këtë metodë të turit të dëgjimit, ku po viziton vende të ndryshme të vendit./21Media

Back to top button