Vështrim nga jeta e Selena Gomez, së shpejti dokumentari “My Mind and Me”
Selena Gomez do t’u jap fansave ‘vështrim’ nga jeta personale.
Aktorja, këngëtarja dhe themeluesja e ‘Rare Beauty’ ndau lajmin se së shpejti do të publikohet dokumentari i saj në AppleTV+.
Gomez ka bërë të ditur se dokumentari mban titullin “Mendja ime dhe unë”.
“Dëshiroj që ju të dëgjoni një pjesë të historisë time”, thotë Selena.
Sipas njoftimit për shtyp nga Apple Original Films, “My mind and me” është dokumentar unik dhe gërmon nivelet më të larta të karrierës së Selenës.
“Pas vitesh në qendër të vëmendjes, Selena Gomez pikërisht kur arrin kulmin e karrierës, një kthesë e papritur e tërheq atë në errësirë”, përshkruhet dokumentari.
“My mind and me” drejtohet nga Alek Keshishian, i cili drejtoi edhe dokumentarin legjendar të Madonna-s të viteve të 90-ta, “Truth or dare”.
Në dokumentar përfshihet edhe anulimi i turneut të saj “Revival” për shkak të problemeve të shëndetit mendor, transplantin e veshkës, trajtimin e lupusit e të tjera.
Apple TV+ ende nuk ka bërë të ditur datën e publikimit, por fansat mezi presin të shohin pak nga bota e Selenës./21Media