Vet-aksident me fatalitet në Prizren, një i vdekur dhe një i lënduar

Një vet-aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur në ora 22:25 dhe nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda edhe një person tjetër.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug 12.02.2025 – 22:25. Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku, ka humbur jetën drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident (mashkull kosovar), si dhe lëndime të rënda ka pësuar një person tjetër. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button