​Vet-aksidentohet një kamion, rruga Carralevë- Duhël e bllokuar

Një vet-aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Carralevë- Duhël, ku si pasojë përveç dëmeve materiale, edhe shoferi ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi ka thënë, se Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin.

Sipas tij, në vet-aksident është i përfshirë një kamion i madh, kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni.

Back to top button