Vetaksident me fatalitet në Fushë Kosovë, ndërrojnë jetë dy persona

Në vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15 në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës. Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Prishtinë, 20 maj 2025 – Mbrëmë rreth orës 22:15, është raportuar se në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ka ndodhur një vetaksident trafiku rrugor, me pasoja fatale. Për pasojë në veturën e vetaksidentuar dy persona, vozitësja dhe pasagjerja kanë humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha Borovci. /21Media