Vetaksident në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit.

Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19 vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dalur patrullat e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe Prokurori kujdestar.

“Sot me datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndersa 2 tjerët njeri ka pësuar lendime të rënda (25 vjeçar), e tjetri( 27 vjeçar) lëndime të lehta trupore. Në vendngjarje kane dal patrullat e Njësisë së Trafikut Rajonal, Emergjenca, Zjarrfikësit, Hetimet dhe Prokurori Kujdestar”, tha Bytyqi. /21Media

Back to top button