Vetaksident në Çagllavicë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te rrethi i Çagllavicës.
Një veturë me targa vendore ka përfunduar në dyqanin që ndodhet anash këtij rrethi.
Policia dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:20 kemi pranuar informarën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasoj e këti aksidenti lendime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, ka thënë Ahmeti./21Media