Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, një i vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Poterq të Klinës.
Sipas Policisë vetaksidenti ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 07:20.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.
“Drejtuesi (i dyshuari) duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasoji drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka njoftuar Policia rajonale e Pejës.
Me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent./21Media