Vetaksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, një i lënduar

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në vendin e quajtur Vojtesh në rrugën Mitrovicë-Pejë.
Një kamion është rrokullisur dhe si pasojë shoferi ka mbetur i lënduar.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Vetaksident i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë vendi i quajtur Vojtesh. Si pasojë e vetëaksidentit lëndime ka pësuar shoferi i kamionit”, ka thënë Zahiti./21Media