Vetaksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, katër persona të lënduar
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti këtë të diel në rrugën Mitrovicë- Prishtinë.
Lëndime kanë pësuar shoferi dhe tre pasagjerë.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Vetaksident e përfshirë një veturë i shkaktuar rreth orës 11:00: në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, si pasojë e aksidentit përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi dhe tre pasagjeret”, ka thënë Zahiti./21Media