Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen katër persona

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Prishtinë-Pejë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 13:20, në rrugë Prishtine –Pejë, ne Bresje është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë lëndime kane marr katër persona. Njesiti për menaxhim dhe kontroll ne autostradë është marr me rastin dhe qarkullimi eshte zhvilluar normalisht. Kerkojmë nga drejtuesit e automenteve qe te jene vigjilent gjate drejtimit te automjeteve, posaqerisht kujdes i shtuar te aplikohet kur kemi reshje dhe lagështi nëpër rrugë, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda”, tha Hoxha për portalin rtv21.tv /21Media

Back to top button