Vetaksident në Vushtrri, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti, këtë të shtunë në Dobërllukë të Vushtrrisë.
Raportohet se vetura është përplasur në barrierat e rrugës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një veturë e përfshirë, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës”, ka thënë Zahiti./21Media