​Vetaksident trafiku në Slivovë, jep detaje Policia

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Slivovë, në rajonin e Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Ahmeit.

Back to top button