Vetaksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdiq njëri nga tre të lënduarit

Dje rreth orës 13:50 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku mbeten të lënduar tre persona.
Sipas raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës, njëri nga tre të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
Policia ka njoftuar se drejtuesja e mjetit kishte humbur kontrollin mbi veturë dhe ishte rrokullisur.
Ndërkaq, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve./21Media

Back to top button