Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksidentohet vetura e policisë në Jashanicë të Klinës

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Jashanicë të Klinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, si pasojë e vetaksidentit ka të lënduar dhe dëme materiale.

“Sot rreth orës 07:20, Policia është njoftuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Jashanicë-Klinë, në këtë vetaksident ishte e involvuara 1 veture e Policisë, si pasojë e këtij vetaksidenti janë shkaktuar dëme materiale dhe lëndime trupore, për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë”, tha Rugova. /21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button