Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetdorëzohet autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër

Autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër është vënë në pranga.

Bëhet e ditur falë negociatave me familjarët e tij, rreth orës 20.00 autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” mesditën e së premtes kur A. H., pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua.

Një prej tyre ndodhet në spital duke marrë kujdes shëndetësor ndërsa dy të tjerët pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë./A2

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button