Vetëm dje 63 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 747 tiketa dënimi për shoferët

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 63 aksidente komunikacioni, 15 me të lënduar dhe 48 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 747 tiketa trafiku. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 13 persona, 3 prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button