Vetëm dje, ndaj 5 grave u ushtrua dhunë

Një rast i dhunës ndaj një gruaje ka ndodhur të premten pas mesnate në Fushë Kosovë. Siç ka informuar policia, pas një mosmarrëveshjeje, burri kosovar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ndaj babait të tij. “Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur policia.
Një grua nga Prishtina dje ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, me ç’rast, ajo ka pranuar tretman mjekësor. “Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur policia.
Po ashtu, në Prishtinë dje një burrë është arrestuar, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. “Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur policia, shkruan rtv21.tv
Ndërsa, në Prizren, dje një grua ka informuar se nipi i saj (djali i vajzës) ka ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk është raportuar për lëndime. “I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”, ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
Ndërkaq, në Gjakovë është raportuar se dje një burrë kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, derisa viktimës i është ofruar tretman mjekësor. “I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur policia./21Media

Back to top button