Vetëm dje tri raste të dhunës në familje në Prishtinë
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë.
Policia e Kosovës bën të ditur se pas një mosmarrëveshje më 15 korrik në orën 01:30 janë përleshur mes veti dy të dyshuar një burrë dhe një grua (bashkëshort). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet të procedurë të rregullt.
Në të njëjtën datë rreth orës 02 :20 një grua ka raportuar në polici se djali i saj i dyshuari në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Kurse rreth orës 16 :50 është arrestuar një i dyshuar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media