”Vetëm lotët i munguan” Muhaxheri: Intervista e Vjosa Osmanit, vajtim për shikuesit 

Muhaxheri: Osmani ka terrenin e lehtë për t’u rikthyer në LDK

Analisti Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka komentuar debatet rreth rikthimit të presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se partia ka mundësi të favorshme për këtë hap.

Sipas Muhaxherit, figura politike që kanë qenë kritikë të Osmanit, si Avdullah Hoti dhe Agim Veliu, nuk kanë reaguar për intervistën e saj të fundit, të cilën ai e cilësoi si “intervistë skandaloze”,

“Njëzetit që janë kundër Vjoses nuk kanë reaguar, as Avdullah Hoti e as Agim Veliu për intervistën që e ka dhënë, një intervistë skandaloze ku ka pranuar se ka qenë në shërbim të Kurtit. Ka reaguar PDK dhe AAK, por LDK jo. Osmani ka terrenin e lehtë për t’u kthyer në LDK,” tha Muhaxheri.

Ai shtoi me ironi për prezantimin e Osmanit në intervistë:
“I kam ruajtur si sytë e ballit”, tha ajo.  ”Vetëm lotët i kanë munguar Osmanit gjatë asaj interviste. Vajtim ishte ajo intervistë për shikuesit,” tha ai./RTV21/21Media

Back to top button