Vetëm një ditë para formimit të ushtrisë, FSK-ja humb një nënoficer

Vdiq nënoficeri Ali Sinani

Ka vdekur nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kapter Ali Sinani. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Forcës e Sigurisë, Rrustem Berisha. Duke shprehur ngushëllime për vdekjen e Sinanit, Berisha po ashtu ka thënë se i ndjeri gjithë jetën e tij ia ka kushtuar Kosovës.

“Me dhimbje e mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënoficerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kapter Ali Sinani.
Kapter Ali Sinani, një jetë të tërë ia kushtoi krijimit të Shtetit të Kosovës, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pastaj pjestar i TMK-së dhe që nga themelimi i FSK-së, ka shërbyer me përkushtim të madh në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj .
Në emër timin dhe të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ju shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve të kapterit Ali Sinani.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Nënoficeri Ali Sinani vdiq vetëm një ditë para se të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri./21Media

Back to top button