Kaloni te përmbajtja kryesore

Veteranët e UÇK-së protestojnë para Qeverisë

Disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë

Duke mbajtur në dorë flamuj e kapela me logon e UÇK-së, ata thonë u janë shkelur të drejtat e tyre, pasi nuk kanë marrë asnjë pagesë apo përfitim për shkak të statusit të tyre të invalidit të luftës.

Xhevdet Jashari, që thotë se ka marrë pjesë në luftën e vitit 1999 në kuadër të brigadës 138 ‘Agim Ramadani’, akuzon institucionet për neglizhencë, duke thënë se nuk ka marrë asnjë pagesë për statusin e veteranit dhe invalidit të UÇK-së.

Kjo protestë po mbahet në një kohë kur Kuvendi është mbledhur për ta shqyrtuar mocionin kundër Qeverisë Mustafa të iniciuar nga NISMA për Kosovën.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button