Veteranët protestojnë të hënën për ta kundërshtuar pagën minimale

Meqenëse të hënën e 6 qershorit do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të protestohet.
Kështu deklaroi u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku gjatë një konference të sotme për media.
Protesta është thirrur për të hënën në ora 11:00, orë kur nis seanca e Kuvendit, pikërisht para objektit të Kuvendit të Kosovës.
”Ne si organizata të dala nga lufta duke e pa qe Qeveria e Kosovës përmes Kuvendit po tenton ta ndryshojë ligjin, per këto kategori, për veteranet e luftës se UCK-së, ligj i cili i lidh veteranet e luftës me pagën minimale dhe duke e pa qe ata kane ftuar një seancë per ta ndryshuar këtë ligj ne leximin e pare atëherë në orën 11:00 kemi vendosur te dalim në protestë”, tha ai.
Klinaku u shpreh i shqetësaur për faktin që se Qeveria nuk po tregohet bashkëpunuese me veteranët e luftës.
Xhavit Jashari në emër të familjeve të dëshmorëve, tha se me ardhjen e Qeverisjes Kurti ka filluar diskriminimi i veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta, duke shtuar se nuk e çmojnë rrugën me plot sakrifica deri në pavarësinë e vendit.
Ai bëri thirrje të gjithë deputetëve të mos e votojnë këtë ligj./21Media

Back to top button