Vetëvendosja në Mitrovicë shpallë në kërkim kryetarin Hamza
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes në Mitrovicë kanë shpallur në kërkim kryetarin e tanishëm të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Ata kanë ngjitur në dritaret e objektit të komunës pankarta me mbishkrimin “Mitrovica pa kryetar- Ku është Bedri Hamza”, ndërsa mbi portretin e tij në këto pankarta shkruante “Kërkohet”.
Ky aksion është zhvilluar gjatë një konference për media të mbajtur nga Vetëvendosja – Dega në Mitrovicë, ku përveç kryetarit të Degës, Armend Muja, ishte edhe deputetja Arjeta Fejza, asamblistët komunalë Aida Doli, Armend Begu etj, e me c’rast u kritikua puna e deritashme e kryetarit Hamza, si dhe mungesa e tij e vazhdueshme nga detyra kohët e fundit.