Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja e Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

Këtë për RTV21 e konfirmuan nga Zyra për Media e LVV-së.

Dekreti i presidentes ka  ngjallur reagim nga pozita dhe opozita. Përderisa pushteti e konsideron si jo kushtetues dhe për këtë kërkon vlerësim nga Gjykata Kushtetuese. Në partinë më të madhe opozitare PDK thonë se vendimi i Osmanit është kushtetues./21Media

Back to top button