Vetëvendosje ia beson Malishevën bashkëshortit të Albulena Haxhiut

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, ka njoftuar se delegatët e Këshillit të kësaj qendre kanë zgjedhur Alban Krasniqin kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, në zgjedhjet e 17 tetorit.
Krasniqi është bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të kësaj qendre në Facebook, thuhet se përveç kandidatit për kryetar të Komunës, delegatët e Këshillit të Kësaj Qendre kanë zgjedhur edhe kandidatët për Kuvendin Komunal./21Media

Back to top button