Vetëvendosje kërkon qasje në dokumentet e ARBK-së

 

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes deputetëve në Komisionin për Shëndetësi kërkoi qasje në dokumentet publike në institucionin e ARBK-së për të qenë të informuar në lidhje me procesin e licensimit të operatorëve privat për testim të qytetarëve për Covid-19.

Bartja e testimit për Covid-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive. Kjo është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike“, thonë nga ky subjekt./21Media

Back to top button