Vetëvendosje me kritika për Projektligjin e arsimit të lartë

Sipas Glauk Konjfucës, problemet në arsim janë evidente

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur tryezë me njohës të arsimit për të debatuar mbi projektligjin për arsimin e lartë. Aty u theksua se projektligji ka mangësi të mëdha dhe duhet shqyrtuar me kujdes dhe të ndryshohet me anë të amendamenteve.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se problemet në arsim  anë evidente. Sipas tij, cilësia e arsimit nuk është e mirë, ndikimet politike janë të larta dhe kushtet që mësojnë studentët janë të dobëta.

Konjufca ka theksuar se është e papranueshme mos diskutimi për ligjin e arsimit të lartë deri më tash.

Ndërsa, udhëheqësi  i komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi ka thënë se ky komision e ka shqyrtuar ne parim këtë projektligj, ndërsa pas kalimit në lexim të parë do të  filloi puna e mirëfilltë për të.

Sipas tij, atëherë komisioni mund të punojë rreth ndryshimeve në këtë projektligj me anë të amendamenteve rreth 40 për qind të ligjit.

“A duhet të jetë shkollimi me pagesë, apo pa pagesë për arsimin e lartë. A duhet, apo nuk duhet që të financohen institucionet private të arsimit të lartë. A duhet të financohet përkohësisht institucionet që nuk janë akredituar. A duhet të përcaktohen me ligj përqindja e fondeve për hulumtime”, ka thënë ai.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli ka thënë se edhe më herët  ka pasur ministra që kanë iniciuar proces ndryshimet për projektligjin për arsim të lartë, mirëpo siç ka thënë ai në shumicën e rasteve propozimet e tyre janë deformuar  dhe nuk janë pasqyruar si duhet.

Ndërsa, pati një porosi për institucionet shtetërore që të fokusohen më shumë në sektorin publik se sa në atë privat. Dugolli për trupën e Agjencisë Kosovare për Akreditim ka thënë se ministri nuk duhet të emërojë ata sepse po vendosen me direktiva politike.

“Ministri nuk duhet të emërojë trupin e AKA-së, sepse po emërohen me direktiva politike. Duhet të ndërpritet se është një organ qe duhet të veprojë në mënyrë profesionale”, ka thënë Dugolli.

Nga grupi për studime politike dhe juridike, Rreze Hoxha ka thënë se vërejtjet e tyre janë më shumë te kompetencat e rektorit në vendosjen e dekanëve dhe shkarkimit të dekanëve dhe mënyrën e të qenit profesor i rregullt.

Back to top button