Vetëvendosje në fillim të vitit të ri shpall zgjedhjet e brendshme

 
Lëvizja Vetëvendosje(LVV) ka mbajtur sot mbledhje me qendrat në qytetet e Kosovës, ku është bërë e ditur se procesi i zgjedhjeve të brendshme në këtë parti do të rinisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Kjo u bë e ditur në njoftimin e LVV-së në Facebook, ku thuhet se këto zgjedhje ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se të gjitha qendrat ishin njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor.
Nga këto zgjedhje, VV-ja shpreson të dalë më e fuqishme dhe më e organizuar./21Media

Back to top button