“Vetevendosje nuk ka shanse t’i marrë më pak se 30 deputetë”
Këtë javë i ftuar në emisionin Argument Plus ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti Duke folur për zgjedhje të reja në Kosovë, Kurti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje janë më të gatshëm se kurrë.
Këtë javë i ftuar në emisionin Argument Plus ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti
Duke folur për zgjedhje të reja në Kosovë, Kurti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje janë më të gatshëm se kurrë.
Sot në sondazhe sipas tij, LVV ka së paku 23%, e në prillin e vitit të kaluar në zgjedhjet ku LVV morri 27%, sondazhet tregonin se ata kishin më pak se 20%, shkruan rtv21.tv.
Kurti thekson se nëse sot mbahen zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shanse të marrë më pak se 30 deputetë.
Ata që kanë dalë nga Vetëvendosja sipas Kurtit besonin në peshën individuale të tyre, mirëpo kishin harruar që ata më shumë janë fytyra nga ekrani, sesa personalitete politike, e fytyrat nga ekrani, vazhdon Kurti, kur të ndërrohet ekrani, ndalet rryma, ose fiket televizori ikin, e prandaj ata sot nuk ka shanse që të hyjnë vet në zgjedhjet e ardhshme, dhe janë në pazar se kush po i merr./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






