Vetëvendosje shpalos programin e saj qeverisës për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje dy javë pas fillimit të fushatës ka prezantuar programin e saj.
Ndër zotimet e këtij subjekti politik janë , 1 miliard euro për rritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë, heqja e taksave të doganave për 10% të importuara nga BE-ja , 500 miionë euro për Brezovicën për destinacionin evorpian të turizmit, 100 euro shtesë për gjyshërit që kudjesën për nipër e mbesa (13- 36 muaj) kur prindërit e tyre punojnë.
Po ashtu ky subjekt politik premton programin Superpuna për gratë që garanton pagën minimale për 6 muajt e parë për bizneset që punësojnë gra. Rritja e pagës minimale nga 350 në 500 euro e të tjera./21Media