Vetëvendosje tregon çfarë do të bëjë pas vendimit të PZAP-së

 

Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojë ankesë në Gjykatën Superme pas vendimit të PZAP-së. Kështu u bë e ditur nga zyrtari ligjor i këtij subjketi politik, Blerim Sallahu.

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së.Nuk do të ndalemi!”,  shkroi Sallahu në Facebook.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sipas vendimit të Panelit Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave ka mbetur jashtë listës zgjedhore. Jashtë kësaj listës së kandidatëve për deputetë ka mbetur edhe Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi./21Media

Back to top button