Vetëvritet një grua në Gjakovë

Një grua është gjetur e varur në banjon e banesës së saj, sot rreth orës 11:00, në Gjakovë.
Rasti është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nusret Xhurkaj.
Xhurkaj ka thënë se viktima dyshohet të ketë kryer aktin me një shall.
“Sot me date 11.04.2022 rreth orës 11:00 Stacioni policor ne Gjakovë ka pranuar njoftim se ne rrugën “Marin Barleti” është gjeturë nga familjaret një person i gjinisë femrore e varur ne banjon e baneses. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjeksor i cili ka konstatuar vdekja e viktimes e cila aktin e vetevrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall, sipas tyre e njejta ka vuajtur nga depresioni dhe ka qene me terapi”, ka thënë Xhurkaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet pergjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale, ndërsa Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion./21Media

Back to top button