Veton Berisha e thërret Zemajn për t’u sqaruar pasi u aludua se përdori terminologji fyese për komunitetin RAE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha ka reaguar pas aludimeve se deputeti Armend Zemaj gjatë incidentit të djeshëm me një qytetar ka përdorur terminologji fyese për komunitetin RAE.
Berisha ka thënë se e ka kontaktuar deputetin Zemaj dhe është sqaruar se një gjë e tillë s’është e vërtetë. Gjithashtu deputeti Berisha thotë se një gjë e tillë vërtetohet edhe në video.
“Deputeti më ka vënë në dispozicion videon origjinale, pa prerje, dhe nga ajo video vërtetohet se është përdorur fjala “majmun m…””, ka shkruar Berisha.