Vetura bie në përrua në Mramor, vdiq 82 vjeçarja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 17:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mramor, në magjitralen Prishtinë-Gjilan.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit. Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge.

Sipas tij, në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës në QKUK. Ndërsa një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndrruar jetë.

Plakën nga përroi e ka nxjerrë kameramani i RTV21, Gyner Muja i cili ishte kalimtar i rastit./21Media

Back to top button